Shtyhet për nesër vendimi për pasuritë e sekuestruara të Jamarbër Malltezit

Vendimi për kërkesëne  Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros nga pasuritë do të merret nesër në orën 12:00 nga gjyqtarja Ilirjana Olldashit.

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme të Apelit filloi në orën 09:00 të ditës së sotme, teksa SPAK kërkoi që gjyqtarja Olldashi të përjashtohej me argumentin e konfliktit të interesit. Kujtojmë se ishte kjo gjyqtare që vendosi lehtësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas shortit, kërkesën për përjashtim do ta shqyrtojë gjyqtarja Miliana Muça.

Jamarbër Malltezit i janë sekuestruar 25 pasuri, ndër to apartamente, një vilë, 6 llogari bankare dhe aksione në kompani.

Ai akuzohet për “korrupsion aktiv” në privatizimin e kompleksit Partizani, teksa i pandehur është edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Njoftimi i Apelit të Posaçëm:

Duke iu përgjigjur interesit të lartë të medias dhe publikut, mbi zhvillimin e seancës gjyqësore të datës 23.11.2023, ora 09:00, mbi çështjen penale nr. 168 akti, datë 13.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim J.M. dhe palës së interesuar A.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 410, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar mbi vendosjen e sekuestros preventive mbi sendet, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, informon se trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, urdhëroi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datë 24.11.2023, ora 12:00.