Shtyhet për në shtator procesi për inceneratorin e Fierit, avokatët kërkojnë kohë për të përgatitur mbrojtjen

Çështja e inceneratorit të Fierit është shtyrë për në datën 6 shtator.  Avokatët e Klodian Zotos dhe Lefter Kokës kërkojnë më tepër kohë për të bërë mbrojtjen lidhur me procesin gjyqësor. Ata i kishin kërkuar gjykatës t’u viheshin në dispozicion disa fashikuj të tjerë pasi deri më tani janë njohur me 100 fashikuj. Më pas do të bëjnë konkluzionet e mbrojtjes.

Avokati i Klodian Zotos deklaroi se do ta bëjë mbrojtjen pasi të dëgjojnë avokatet e ish-ministrit Lefter Koka.

Seanca e radhës u la më 6 shtator, ku do parashtrohen argumentet e mbrojtjes së disa prej të pandehurve.

Ndërkohë, gjykata vendosi të lerë në burg pa afat të gjithë të pandehurit, pasi shkak për shtyrjen e bë mos përgatitja e avokatëve, ndërsa u paralajmëruan këta të fundit se do të ketë masa, nëse nuk do jenë gati edhe në seancën tjetër për të paraqitur mbrojtjen’ 

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për Lefter Kokën, që me aplikim të gjykimit të shkurtuar nëse shpallet fajtor, do të dënohet me 6.8 vite burg.

Po ashtu, për ish-sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, është kërkuar dhe 7 vite burg. Prokuroria e Posaçme kërkon 12 vite burg për Klodian Zoton, ndërsa u kërkua 4 vite burg për Arben Dervishajn.