Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Itali.
Mediat italiane shkruajnë se viktimë ka mbetur 44-vjeçari Eduart Shaka, nga Durrësi.
Në njoftimin e policisë thuhet se Shaka u gjet jashtë makinës së tij, disa metra më tutje pas përplasjes kokë më kokë me një makinë, e cila vinte nga ana e kundërt.
Raportet hetimore paraprake specifikuan se 44-vjeçari shqiptar nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.
Ai jetonte me vajzën e tij, ndërsa në Itali ishte zhvendosur 14 vjet më parë.