Ndoshta i kthyen pak nga ajo çfarë na ka dhuruar për vite me radhë me rolet e tij!
Shqiptarët janë bërë sërish bashkë, këtë herë për të koontribuar për shërimin e nje aktori shume të dashur dhe me vlera, Genc Fugës.
Pas apelit që bashkëshortja e tij bëri në rrjetet sociale, kanë mjaftuar vetëm disa minuta që shuma e eurove që duhen për operacionin e aktorit të mblidhet.
Ndoshta do të duhej që qeveria apo dikush nga ata që i kanë marrë shumë këtij vendi të dilte dhe të paguante operacionin e aktorit, por si gjithmonë, ata që i kanë dalë zot halleve të shqiptarëve kanë qenë sërish qytetarët.
Ndonëse të vjedhur e të varfër, sërish shqiptarët treguan se kanë një zemër të madhe dhe bëhen të gjithë bashkë në momente si këto.
Media Ditari i uron shërim të shpejt aktorit kaq shumë të dashur për shqiptarët, duke pritur me padurim rikthimin e tij në skenë.
