Teksa situata me përmbytjet në vend ka dalë jashtë kontrollit, kryeministri Edi Rama do të mbledh nesër Komitetin e Emergjencave.
Mbledhja pritet që të nisë në orën 08:30, për të adresuar problematikën e përmbytjeve në mbarë vendin.
Pjesë e mbledhjes do të jenë: Ministria e Mbrojtjes, e Brendshme, e Financave, Energjia, Infrastruktura, Bujqësia si dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Më herët, gjatë një inspektimi në zonën e Novoselës, zv.kryeministrja Belinda Balluku u shpreh se Qeveria po përgatit një paketë për dëmshpërblimin e familjeve të prekura nga përmbytjet.
Situata mbetet shumë problematike në shume zona ku Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e banorëve në Novoselë, në disa fshatra ne Fierit dhe të Durrësit.