Teksa Durim Bami vijon të jetë në burg në Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjykata e Posaçme nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, i ka dërguar të gjithë dokumentacionet për faktet penale që dyshohet se Bami i ka kryer gjatë periudhës 2020-2021.
Ndaj 45 vjeçarit Bami janë ngritur akuzat “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose “grup i strukturuar kriminal”.
Brenda një afati kohor, drejtësia e Emirateve do t’i kthejë përgjigje zyrtare autoriteteve shqiptare sa i takon rastin Bamit. Pavarësisht se ende dy shtetet nuk kanë marrëveshje ekstradimi, nga ana e ministrive po rishikohen mënyra të tjera ligjore me qëllim sjelljen e Bamit në vendin tonë dhe përballjen me akuzat.