Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përfitojnë parafinancim nga BE, Marta Kos: Duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të përfitojnë parafinancim në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për të vijuar rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Lajmin e bën të ditur, Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin  Europian, Marta Kos përmes një postimi në rrjetin social “X”. Teksa përgëzon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Kos se kjo duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe afrimin e vendeve me BE-në.

“Urime për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për vendosjen e ritmit në Ballkanin Perëndimor për të marrë parafinancim në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së! Kjo duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, përmirësuar jetën e qytetarëve dhe afruar vendet më shumë me BE-në”, ka shkruar Kos.