Parlamenti i Shqipërisë dhe i Kosovës do të mblidhen në një seancë të përbashkët me 20 dhjetor në orën 11:00 në sallën e seancave plenare të parlamentit të Kosovës.
Agjenda e kësja mbledhjeje të përbashkët nuk dihet ende, ndërsa mediat raportojnë se pritet të flasin kryetarët e grupeve parlamentare të Shqipërisë dhe Kosovës.
Aktualisht nuk dihet ende se sa do jetë numri i deputetëve, që do të marrin pjesë në këtë takim.
Shqipëria dhe Kosvëa gjatë 2025 do të mbajnë zgjedhje të përgjithsme parlamentare. Kosova do t’i zhvillojë më 9 shkurt, kurse Shqipëria më 11 maj.