“Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet”, është neni 248 i kodit penal të republikës së Shqipqërisë.
Është neni që shpëton nga dënimi shumicën e zyrtarëve të shtetit shqiptar që arrestohen për korrupsion të nivelit të lartë apo edhe për përfshirje në grupet kriminale apo vepra të tjera penale. Ky është neni përmes të cilit sistemi i drejtësisë finalizon thuajse të gjitha gjyqet që janë ngritur për zyrtarë por edhe ata të niveleve më të ulëta. Proceset nisin përgjithësisht me bujë të madhe, arrestime për përfshrije në grup kriminale apo për korrupsion me shifra shumë të larta por në fund të procesit, të gjitha shuhen dhe mbetet akuza: Shpërdorim detyre”, për të cilën zakonisht dënohen me minimumin që përcakton ligji për këtë vepër penale.
Ka pasur raste kur funksionarë të lartë të shtetit shqiptar, janë gjendur midis çështjeve të rënda që lidheshin me dyshime për përfshirje në grupe kriminale të trafikut të dorës apo edhe si rasti i ish-guvernatorit të bankës së shqipërisë Ardian Fullani, që drejtonte këtë institucion të rëndësisëhm në kohën kur u vodhën rreth 7 milion euro.
Çdo zyrtar a ish-zyrtar i këtyre 30 viteve të fundit, ka përfunduar pas hekurave për shkak të presionit publik dhe jo për shkak të angazhimit të sistemit të drejtësisë apo për dëshirë të liderëve të radhës në pushtet për të pastruar radhët e administratës apo partive të tyre nga element të inkroiminuar. Për këtë arsye, azkuzat ndaj secilit përfundon me “shpërdorim detyre”. Ditar.al do publikojw një listw me disa prej emrave të zyrtarëve në kohë të ndryshme të arrestuar dhe të dënuar me burg përgjithësisht për akuzën “shpërdorim detyre”.
1993: Fatos Nano, ish-kryetar i PS
1995: Arben Lika, PD
2014-2023
Ardian Fullani, ish-guvernator i bankës së Shqipërisë
Spiro Ksera, ish-ministër i Punës, PD
Shpëtim Gjika, ish-kryetari i bashkisë së Vlorës PS
Elvis Roshi, ish-kryetar i bashkise Kavajë, PS
Fatos Tushe, ish-kryetari i bashkisë Lushnje, PS
Saimir Tahiri, ish-ministër i brendshëm, PS
Alqi Bllako, ish-deputet PS
Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit PS
Agim Kajmaku, ish kryetari i bashkisë së Vorës PS
Lefter Alla, ish-kryetar i bashkisë Bulqizë (PS)
Vangjush Dako, ish-kryetar i bashkisë Durës, PS