Shokët e Enjon Saliaj, 18 vjeçarit i cili u përplas për vdekje nga një makinë teksa ishte duke lëvizur me skuter elektrik, kanë protestuar sot para Gjykatës së Tiranës.
Ata kërkojnë që drejtuesi i mjetit, 19 vjeçari Sildi Krashi të mos lirohet nga burgu.
Enjo Saliaj ishte djali i të ndjerit Kudret Saliaj, i cili u vra një vit më parë nga vjehrri i tij në bashkëpunim me nënën e 18 vjeçarit. I riu fajësonte të ëmën për ndarjen e tyre dhe nuk pranonte ta takonte.