Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka folur për mediat pas dëshmisë së dhënë në Prokurorinë e Posaçme, ku u thirr si person në dijeni për koncesionin korruptiv të sterilizimit.
Ai u shpreh se ka dhënë përgjigje për ato që i kanë këkruar, por shtoi se nuk mund të jepte detaje më të hollësishme për shkak se hetimet vijojnë.
“Nuk mund të flas me detaje se çfarë ndodhi. SPAK duhet falenderuar bashkë me ju, se dhe ata po punojnë për zbulimin e së vërtetës. Meqë është gusht, SPAK dalëngadalë ka nxjerr ato gjethet dhe të na bëjë hije. Jam gati të përballem me drejtësinë.
Kam qenë i hapur për çdo çështje. Unë kam dhënë përgjigje për ato që më ka kërkuar. Çfarë donte Ilir Rrapaj me mua, nga ta gjej unë lidhjen! Pse duhet ta njoh unë atë. Unë nuk jam ministri që kam kryer pagesat, pasi kur ka filluar koncesioni unë jam largua nga detyra”, tha ai.
Cani u shpreh se e ka dhënë pëlqimin për këtë koncesion pasi ka qenë i detyriuar nga ligji, sepse ishte plotësuar dokumentacioni përkatës.
“Kam qenë dakord. Unë them nëse plotësohet dokumentacioni jam i detyruar të zbatoj ligjin. Jam i detyruar me ligj që kur plotësohet dokumentacioni të jap pëlqimin”, u shpreh ndër të tjera ish-ministri.