Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 5 kolumbianet, të cilat u arrestuan pak ditë më parë për prostitucion. Në burg ka mbetur edhe Esmerald Sulollari, 39-vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim, dhe “Shfrytëzim i prostitucionit”.
Në seancën e ditës së sotme, kolumbianet e akuzuara për veprën penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” kishin ardhur në Shqipëri përmes një agjencie punësimi për arsye ekonomike, pasi vinin nga divorce në vendin e origjinës, por kanë mohuar të ishin pjesë e ndonjë rrjeti prostitucioni. Madje kanë thënë se nuk e dinin se prostitucioni ishte vepër penale në vendin tonë.
Në “arrest shtëpie” mbeti policja Anisa Brahaj e akuzuar për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe Elona Murataj si e dyshuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim, dhe “Shfrytëzim i prostitucionit”.
Sa i takon 39 vjeçarit Sulollari, ky i fundit ka thënë se nuk është pjesë, por ka thënë se ka bërë punën e tij si taksist.
Por hetimet kanë zbuluar se Sulollari ka mbajtur kontakte me Gabriela Martinez, kolumbianen 47-vjeçare, të shpallur në kërkim si drejtuesja e këtij rrjeti prostitucioni në kryeqytet.
Arrest në burg:
Esmerald Sulollari, 39-vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit”
Yuly Gomez, 33-vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”
Liliana Valencia, 23-vjeçe, për veprat penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”
Nicol Benitez, 27-vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Veprim që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”
Stefania Marin, 29-vjeçe, për veprën penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”
Nicole Bertel, 27-vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”:
Arrest në Shtëpi:
Elona Muraj, 47-vjeçe, si e dyshuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim, “Shfrytëzim i prostitucionit”.
Anisa Brahaj, 34 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.