Ministria e Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek, Freskida Halilaj.
Arsyet e këtij vendimi nuk dihen ende, ndërkohë që Halilaj e ka mbajtur postin e drejtoreshës prej muajit nëntor të vitit 2024.
Ajo zëvendësoi Lorena Priftin, ndërkohë që sot pritet të emërohet edhe drejtuesi i ri i këtij institucioni.
IdentiTek ofron regjistrimin, prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike të shtetasve shqiptarë dhe të huaj me banim të përhershëm apo të përkohshëm në Shqipëri.