“Shife vëlla aman se jam këtu”, zbardhen përgjimet që fundosën policët në Rinas, skema u “zbërthye” nga telefoni i të arrestuarit për drogë

9 efektivë policie që punonin në Rinas janë arrestuar nga Prokuroria e Tiranës pasi akuzohen se kalonin drejt BE persona që e kishin të ndaluar të udhëtonin drejt këtyre vendeve.

Ndërkohë janë zbardhur edhe pjesë nga dosja me përgjimet, që çuan në pranga policët kufitarë të aeroportit të Rinasit.

Në disa prej bisedave, evidentohet se si Eneo Sulejmanaj, kontaktonte me Briken Tereziun, me detyrë Ndihmës specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas ku flisnin për të kaluar disa persona ilegalisht jashtë vendit.

E gjithë skema u zbardh nga telefoni i Eneo Sulejmanajt, ish-kreu i ‘Transportit’ Ndërqytetës, i arrestuar për drogë. Në bisedat e zbardhura, rezultoi se ai bashkëpunonte me policët kufitarë të Rinasit për të kaluar persona drejt BE-së, me pagesa që shkonin deri në 500 euro.

Pjese nga pergjimet:

Eneo: O vëlla si je. A u lodhe

Briken: Mire si je ti

Eneo: Mire vlla flm. Kemi nji mikeshën tonë nja 40 vjece. E ka fëmijën me një tjetër burrë qe ka 13 vjet qe s’ka kontakt. Gocën e ka len 9 muajshe ai. Bëjmë dot gje. Ai është jashtë në Greqi ka 13 vjet

Briken: Sa vjeë është goca

Eneo: 13, 14 ben njanar

Briken: Ku do me shku

Eneo: Ne Itali bergamo

Briken: Për sa?

Eneo: Do me u nis nga nëntori 1 jave do rri

Në orën 04:48 zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu

Eneo: O vëlla e shef dot këtë. I dërgon pasaportën e shtetasit O.D. Është kusho im

Briken: Ca ka ky

Eneo: Do me ik me nusen me me gocën qe tnisa. Me kte * I referohet shtetases K.D*. Dhe me gocën po e ka të ndrrum. Ka ikur me par po jo nga këtej nga ne

Në orën 05:48 zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal.

Eneo: Shife vëlla aman se jam këtu. Pe gje vlla

Në orën 06:14 zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu ne aplikacionin Signal

Eneo: Po e bej nga budapesti

Në orën 06:39 zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 29.09.2023, nga ora 12:03 AM – 12:15 AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit M.L. ne 7 tmgjesit

Briken: E ke takuar ti apo do I lej aty

Eneo: Se kam taku akoma pot them në mëngjes fiks. Do jem dhe un aty

Briken: Si ti them ati shokut se nuk jam vete

Eneo: Po thuaj qe do I lej aty dhe po s’ka ky me vete po ja jap unë

Briken: Ok. Ke nr 8 thuaji

Eneo: Ok vëlla natën dëgjohemi nesër

Briken: Natën