Sherri me qytat e pistoletave brenda IKMT-së, shkarkohen nga detyra Klesti Çela dhe Ervin Bixha

Kreu i Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Afrim Qëndro ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Mjedisit, Klesti Çela dhe Ervin Bixhen, që mbante postin e këshilltarit pranë kryeinspektorit.

Vendimi për shkarkimin ka ardhur pas një incidenti të rëndë të regjistruar në ambientet e IKMT-së ku Çela ka dhunuar Drejtorin e Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta, për shkak të mosmarrëveshjeve në kompetenca dhe ndërhyrjeve në punët e njësive të inspektimit.

Konflikti kishte nisur verbalisht një ditë më parë ndërsa ka përshkallëzuar në dhunë. Sipas burimeve, Çela ka qenë i shoqëruar nga tre persona të tjerë gjatë sulmit ndaj Metës.

Pas incidentit, Klesti Çela është paraqitur në zyrën e kryeinspektorit Afrim Qëndro, ku ka kërkuar dorëheqjen nga detyra e tij.

Ervin Bixha rezulton se është vëllai i Elgert Bixhës, emër i lidhur me Ergys Agasin, biznesmenin në kërkim pas hetimeve të dosjes së AKSHI. Ndërkohë Klesti Çela është kunati i Agasit.