Në Tiranë, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta,në hyrje të pallatit ku banojnë, një 34-vjeçar ka dëmtuar me thikë komshiun e tij, dhe i ka goditur me sende të forta edhe djalin.
Policia e Tiranës theksoi se babë e bir ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Aktualisht autoritetet kanë nisur kontrollet me qëllimin kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.