Sherr në Bashkinë e Tiranës, Halit Valteri kallëzon Tedi Blushin: Më gjuajti me grusht dhe me sende të tjera

Incidenti i ndodhur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, nuk ka mbaruar me goditjen me letra të Tedi Blushit ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, por ka vijuar edhe më vonë.

Këshilltari socialist, Halit Valteri, ka kallëzuar në polici Tedi Blushin, pasi e akuzon se e ka qëlluar me grusht dhe me objekte të tjera.

Ngjarja mendohet se ka ndodhur në momentin që Valteri ndërhyri për t’i dalë në mbrojtje Erion Veliajt, pasi Blushi e qëlloi me letrat që kishte mbi tavolinë.

Pas incidentit, reagoi edhe Erion Veliaj, i cili e quajti akt rrugaçëror veprimin e Blushit, ndërkohë që ka reaguar edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili thotë se Halit Valteri dhe Veliaj kanë goditur Tedi Blushin.