Një i ri është plagosur në dorë pas një sherri me armë zjarri, që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes në një lokal në zonën e Borshit.
Ngjarja ndodhi gjatë një debati mes dy shokësh, të cilët po konsumonin alkool. Njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të mikut të tij.
I plagosuri u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori u largua nga vendi i ngjarjes, por u identifikua dhe u arrestua më vonë nga Policia e Himarës.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë 42-vjeçari Hekuran Çelaj, pasi qëlloi me armë automatike mikun e tij.
Ai është shoqëruar në komisariat dhe ka dhënë dëshminë e tij për ngjarjen.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas njoftimit për një konflikt të ndodhur në një lokal në Borsh, rreth orës 02:20 të datës 31.07.2025, janë angazhuar menjëherë, duke shkuar në vendngjarje. Nga veprimet hetimore paraprake dhe këqyrja e pamjeve filmike, dyshohet se pas një konflikti midis disa shtetasve, shtetasi H. Ç. ka plagosur me armë zjarri automatike, shtetasin E. Sh., 33 vjeç, banues në Krujë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar, shtetasi H. Ç., 42 vjeç, banues në Borsh, është lokalizuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.