Sherr masiv në Sarandë/ Dy të lënduar, i përfshirë edhe një efektiv policie

Disa persona janë përfshirë në një konflikt me sende të forta në fshatin Gjashtë të Sarandës. Të përfshirë në konflikt kanë qenë edhe punonjës të policisë.

Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar dy persona, të cilët, pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Në Komisariatin e Policisë janë shoqëruar gjithashtu disa prej shtetasve të përfshirë në konflikt, përfshirë punonjësit e Policisë jashtë shërbimit. Vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e të gjithë shtetasve të tjerë të përfshirë.

Grupi hetimor dhe AMP, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.