Shërbimi sekret britanik: Rusia po kryen fushatë sabotuese në Evropë

Shefi i shërbimeve sekrete britanike (MI6), Richard Moore, ka deklaruar se shërbimet e sigurisë të Mbretërisë së Bashkuar kanë zbuluar një fushatë sabotimi nga ana e Rusisë në gjithë Evropën.

Gjatë një vizite në Paris, Moore tha se “kemi zbuluar së fundmi një fushatë jashtëzakonisht të pamatur sabotimi nga Rusia në Evropë, ndërkohë që Putini dhe ndjekësit përdorin retorikën bërthamore për të përhapur frikë në lidhje me pasojat e mbështetjes ndaj Ukrainës”.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka kërcënuar me përdorimin e “të gjitha mjeteve shkatërruese”, ndërsa raportet sugjerojnë se Ukraina mund të përpiqet të sigurojë armë bërthamore, shkruan skynews.

Moore theksoi se MI6 dhe agjencia franceze homologe po bashkëpunojnë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, duke “vlerësuar rreziqet dhe informuar vendimet e qeverive tona përkatëse” përballë “përzierjes së kërcënimeve dhe agresionit” nga ana e Vladimir Putin.