Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me situatën e krijuar në juglindje të vendit, me bllokimin e rrugës Librazh-Prrenjas, në vendin e quajtur Arrat e Gurrës.
Në një postim në rrjetin social X, Rama ka postuar pamje nga një e rruge në Portugali që është prishur, duke thënë se ka ndodhur i njëjti fenomen.
Teksa lëvizja drejt juglindjes është paralizuar prej disa ditësh dhe shumë qytetarë u bllokuan me orë të tëra në trafik, Rama bën ironi në rrjete sociale “se si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit“.
Postimi i plotë:
Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit dhe si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar!
Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e… pic.twitter.com/oiTWQlv3Lr
— Edi Rama (@ediramaal) February 25, 2026