Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në protestë të premten, në orën 10:30, përballë Kuvendit të Shqipërisë, në momentin kur mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Me një video reagim në rrjetet sociale, Shehaj fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë në protestë.
“Protesta! Protesta! Protesta! Në çdo postim marr me qindra komente ku me thoni: “Duhet të organizojmë protesta”.
Të premten në orën 10:30, mblidhet Këshilli i mandateve, do vendosin të shpëtojnë Belinda Ballukun. Aty do të organizojmë protestën dhe do të kërkojmë që të dorëzojnë Belinda Ballukun. Belinda Balluku duhet të arrestohet ashtu siç kërkon SPAK-u dhe siç ka vendosur Gjykata. Mjaft e mbrojtët!
Ju presim të gjithëve! Të premten në 10:30, përballë Kuvendit të Shqipërisë. Ne do të jemi aty. Apo jo? Dorëzoni Belindën”, deklaron Agron Shehaj.