Shehaj i kërkoi Ballukut të flasë për aferën e tunelit të Llogarasë, Peleshi e përjashton nga seanca

Është shoqëruar me debate të forta seanca e sotme plenare, ku të pranishëm në sallë kanë qenë kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për aferën e tunelit të Llogarasë.

Edhe pse Balluku i është shmangur llogaridhënies në Kuvend lidhur me hetimet ndaj saj, deputeti Agron Shehaj, i kërkoi numrit 2 te qëverisë që të flasë në lidhje me këtë aferë.

Por Balluku refuzoi sërish që të përgjigjet në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj saj, edhe pse Shehaj kërkoi që ajo duhet tu jepte llogari qytetarëve për vjedhjen e 50 milionë eurove në tunelin e Llogarasë.

Pas debateve në sallë, kryetari i Kuvendit i hoqi fjalën dhe më pas përjashtoi deputetin Shehaj, ndërsa seanca u ndërpre për 5 minuta, me kërkese të kreut të grupit parlamentar të PS.

Ndërkohë në momentin që Balluku doli në Foltore për projektbuxhetin 2026, deutetët e opozitës e braktisën sallën e Kuvendit.