Shehaj: Balluku nuk kthehet më, nuk do jetë as deputete! SPAK mund të kërkojë arrestimin e saj

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, foli për çështjen e Belinda Ballukut, e pandehur nga SPAK për dy afera korruptive.

Ai tha se rrjedha e hetimeve do të përshkallëzohet, dhe se Balluku nuk do të kthehet si ministre e me shumë gjasë nuk do të jetë as deputete, ndërkohë që SPAK mund të kërkojë edhe arrestimin e saj.

“Balluku nuk kthehet më në qeveri dhe fati i saj ka marrë fund. Besoj se as deputete nuk do jetë. Jam i bindur që do kërkohet shkarkimi, heqja e imunitetit dhe ka gjasa edhe arrestimi i saj,” u shpreh Shehaj.

Ai deklaroi në emisionin “Kjo Javë” se tashmë po shkojnë para drejtësisë edhe zyrtarë të tjerë shumë të pushtetshëm, siç ishte rasti i drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karcanaj.

“Këta do ta kishin asgjësuar SPAK-un po ta kishin në dorë, por nuk e kanë. Dje ka shkuar në SPAK drejtoresha e AKSHI-t, një prej personave me pushtet të jashtëzakonshëm që deri dje as përmendej”, tha ai.

Për Shehajn, pyetja që ngrihet është se a do ndodhë edhe në vendet e Lindjes që ky proces shkon deri te kryeministri, apo do jetë rasti i vetëm ku ai nuk preket, teksa shprehu bindjen se shumë shpejt drejtësia do të trokasë edhe ne derën e Edi Ramës.