Shefi i Komisariatit të Lezhës, Agim Hoxha është vënë nën hetim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, për ngacmim seksual ndaj një agjente krimesh.
Kjo e fundit, ka njoftuar AMP se një mbrëmje kur ajo ishte në shërbim, shefi i komisariatit ka shkuar i dehur në zyrë, aty ku e ka ngacmuar edhe seksualisht.
Po ashtu, Hoxha u konstatua nga kolegët nën efektin e alkoolit duke udhëtuar nga Lezha në Tiranë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vazhdon hetimet, ndërsa nuk ka dalë ende në njoftim zyrtar.