Në zemër të Tiranës operon një nga qendrat e asistencës teknike më të mëdha dhe më të avancuara të celularëve në Shqipëri dhe jo vetëm, Servisi Celular.al. Me një staf prej 20 inxhinierësh të kualifikuar dhe të përkushtuar, ky laborator ofron shërbime të riparimit për një gamë të gjerë pajisjesh elektronike, duke përfshirë celularë, smartwatch, tablet, laptop etj.. duke përdorur pajisjet dhe teknikat më të fundit të teknologjisë.
Ekspertiza dhe Stafi Profesional
Në qendër të suksesit të Servisit Celular.al qëndron stafi i tij i përkushtuar dhe me përvojë. Ekipi përbëhet nga 20 inxhinierë të trajnuar brenda dhe jashtë vendit dhe me eksperiencë. Çdo anëtar i stafit ka kaluar trajnime të specializuara dhe vazhdimisht ndjek kurse për përditësimin e njohurive të tyre me teknologjitë më të fundit.
Pajisjet dhe Teknologjia e Avancuar
Servisi Celular.al, aty ku gjenden pajisjet më të fundit dhe më të avancuara të teknologjisë që përdoren për diagnostikimin dhe riparimin e pajisjeve. Ky avantazh teknologjik garanton që klientët të marrin një shërbim të shpejtë dhe cilësor, duke minimizuar kohën e pritjes në 60 minuta dhe duke siguruar garanci dhe besueshmëri në çdo shërbim.
Gama e Shërbimeve
Servisi Celular.al ofron një gamë të gjerë shërbimesh për riparimin e celularëve, duke përfshirë:
Riparimi i ekranit: Zëvendësimi dhe Riciklimin e ekraneve të thyer ose të dëmtuar.
Riparimi i baterisë: Ndërrimi i baterive të dobëta për të siguruar një jetëgjatësi më të gjatë të pajisjes.
Mirëmbajtje softuerike: Zgjidhja e problemeve me sistemin operativ dhe aplikacionet.
Riparimi i harduerit: Zgjidhja e problemeve me komponentët e brendshëm të pajisjeve. Përkushtimi ndaj Cilësisë dhe Shërbimit ndaj Klientit
Zëvëndësim I pjesëve të dëmtuara: Diagnostifikimi dhe ndërrimi I pjesëve të dëmtuara me pjesë 100% Origjinale.
Një nga parimet themelore të Servisit Celular.al është përkushtimi ndaj cilësisë dhe kënaqësisë së klientit. Çdo riparim kryhet me kujdes të madh dhe përdoren vetëm pjesë zëvendësuese.
Klientët informohen vazhdimisht për progresin e riparimit dhe këshillohen për mënyrat më të mira për të ruajtur pajisjet e tyre në gjendje optimale.
Servisi Celular.al ka vendosur standarde të reja në tregun e riparimit të celularëve në Shqipëri. Me një ekip të aftë inxhinierësh, pajisje të avancuara teknologjike dhe përkushtim ndaj cilësisë dhe shërbimit ndaj klientit, kjo kompani është lider në fushën e saj dhe vazhdon të përcjellë një eksperiencë të shkëlqyer për klientët e saj.