Tre pjesëtarëve të Njësitit Special të Policisë së Kosovës janë marrë peng nga policia serbe, njofton ministri i Brendshëm në Kosovë Xhelal Sveçla. Sipas tij serbët janë futur në territorin e Kosovës ku kanë marrë efektivët e policisë. Tre policët janë Rifat Zeka, Beqir Sefa dhe Mustafa Shemi.
Ndërkohë meddiat në Serbi shkruajnë se policët kosovarë u arrestuan në territorin e Serbisë.
Sipas ‘Novosti, në momentin kur ka marrë lajmin, Vuçiç ndodhej në ambasadën ruse, ku merrte pjesë në pritjen për shënimin e Ditës së Rusisë. Menjëherë pas marrjes së informacionit, Vuçiç ka falënderuar ambasadorin rus për ftesën dhe është larguar me shpejtësi drejt presidencës.