Katër automjete me vlerë 200 mijë euro janë sekuestruar në Tiranë, teksa mjetet rezultojnë të vjedhura në vendet e BE-së dhe në Amerikë.
Në kuadër të operacionit “Stolen Line”, u proceduan penalisht dy shtetas dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë, të cilët do ti shisnin këto mjete në Shqipëri.
Katër automjetet me vlerë rreth 200 000 euro, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i plotë
Vijon operacioni policor i koduar “Stolen Line”.
Sekuestrohen 4 automjete me vlerë rreth 200 000 euro. Procedohen penalisht 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të operacionit policor “Stolen Line” si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasve, konkretisht:
-nisi procedimi penal për shtetasin S. C, i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Jeep” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Itali;
-nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç, i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Range Rover” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Amerikë;
-shpallën në kërkim shtetasin E. J., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “BMË” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani;
-shpallën në kërkim shtetasin R. R., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Seat Cupra” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Itali;
Katër automjetet me vlerë rreth 200 000 euro, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Operacioni policor i koduar “Stolen Line” vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.