Sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë Elda Hotin dhe Petrit Dodën, nuk merr në shqyrtim kërkesat e PD-së

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë dy deputetët e opozitës, Elda Hotin dhe Petrit Dodën, pas kaosit në seancën e fundit plenare të së enjtes.

Ndonëse e përjashtuar, Elda Hoti arriti të kalonte Gardën dhe të futej në sallën e seancës plenare, ku hodhi edhe një material të lëngshëm, që për kryetaren Spiropali ishte benzinë, ndërkohë që Petrit Doda hodhi karriget e deputetëve para foltores.

Ndërkohë, ky Sekretariat nuk ka marrë në shqyrtim kërkesat e Partisë Demokratike, për marrjen e masave disiplinore për Plarent Ndrecen, Erion Braçen dhe Ilir Metajn, pas përplasjes në Komisionin Hetimor për Koncensionet në Shëndetësi.