Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit ka mbërritur në ambinetet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në Gjykatën e Posaçme të Apelit pritet të nisë seanca, ku Veliaj ka ankimuar masën e sigurisë të caktuar nga shkalla e parë atë të “arrestit me burg”.
Seanca në Apelin e Posaçëm do të drejtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili njihet si gjyqtari që dënoi me burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin.
Kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK më 10 shkurt me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.