Saimir Tahiri përfundon pas më shumë se 2 orëve dëshminë në SPAK, “kyç” gojën para gazetarëve

“Nuk kam asgjë për të thënë”. Kështu ka deklaruar ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili është treguar i kursyer me gazetarët pasi doli pas më shumë se 2 orësh nga ambientet e Prokurorisë Posaçme.

Tahiri nuk preferoi që të tregonte për mediat arsyet se përse ai u thirr nga Prokuroria e Posaçme, me këtë të fundit që mësohet se ka nisur një hetim pasuror ndaj tij dhe për pastrim parash.

Ai la ambientet e Prokurorisë së Posaçme teksa e shoqëronte avokati i tij, Maks Haxhia. “Me vjen keq qe keni qëndruar kaq gjatë! S’kam asgjë për të thënë! Mirupafshim!”- tha Tahiri.

Hetimet për pasurinë e tij janë duke u udhëhequr nga prokurori i SPAK, Elvin Gokaj, i cili për më shumë se 1 vit po kryen verifikime për pasurinë e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri dhe familjarëve të tij.

Pak kohë më parë SPAK, mori dëshminë e bashkëshortes së Tahirit, biznesmenit Lulzim Morina dhe disa personave të tjerë, përfshirë motrën dhe kunatin e Tahirit.