Kryeministri Edi Rama ka thënë se për momentin është e pamundur të bëhet rritje e pensioneve.
Ai u është përgjigjur komenteve dhe lajmeve që rrogat e deputetëve janë rritur në mbi 3 milion lekë ndërsa pensionistët në Shqipëri janë ndër shtresat që vuajnë më shumë mungesën e të ardhurave.
Sipas tij,nëse pagat e deputetëve do të mbulonin shtimin e pensioneve do t’i nxirrte të gjithë vullnetarë.
“Janë ca që thonë pse i rrisni pagat e deputetëve rritjani pensionistëve, po sikur ato pagat e deputetëve të mbulonin rritjen e pensioneve ne do t’i nxirrnim deputetët vullnetarë të gjithë. Por, pagat e deputetëve në krahasim, 140 deputetë në krahasim me 700 mijë pensionistëve janë një pikë uji në oqean. Kjo është vetëm demagogji e shëmtuar, për të hedhur sa më shumë helm në gjakun dhe mendjen e pensionistëve.
S’ka lidhje fare, zero dhe e përsëris, që nga rritja e pagave përfiton fondi i pensioneve. Problemi ynë është të reflektohet rritja e pagave reale në sektorin privat”, u shpreh kryeministri.