Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka reaguar pas vendimit të kompanisë “ONË” për të rritur tarifat për abonentët e saj që prej datës 1 Maj.
Kreu i AKEP, Gentian Sala, bëri të ditur se institucioni është duke e ndjekur nga afër situatën dhe është në komunikim të vazhdueshëm me operatorin.
Ai u shpreh se për çdo ankesë të qytetarëve, do të ketë një përgjigje.
“Kemi komunikim të vazhdueshëm me operatorin telefonik, por edhe javën që kaloi specifikisht për këtë çështje. Nëse ka vend për vendim, do marrim një vendim; për çdo ankesë do ketë një përgjigje”, u shpreh Sala në një komunikim për mediat.
Kujtojmë se kompania “ONE” përmes një mesazhi dërguar abonentëve të saj, i njoftonte se tarifat do të rriten deri në 2.2%, në bazë të indeksit të çmimeve të konsumit të publikuar nga INSTAT.