Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu, Rexhep Gjunin, gjyshin i cili akuzohet për rrëmbimin e nipit të tij 3-vjeçar.
Apeli ka zbutur masën e sigurisë për Gjunin dhe kunatin e tij, duke i lënë ata në arrest shtëpie.
Ngjarja u bë publike disa javë më parë pasi nëna e të miturit denoncoi në polici rrëmbimin e fëmijës së saj nga gjyshërit nga ana e babait.
Fëmija iu mor dhe nuk iu kthye së ëmës me pretendimin se pas vdekjes së djalit të tyre në aksident nëna nuk po kujdesej mirë për fëmijën që ishte gjaku i tyre dhe amanet i të birit.
Gjyshërit ishin përplasur shpesh me nusen e tyre për kujdestarinë e fëmijës, derisa planifikuan rrëmbimin e tij.
Pas një jave, gjyshja e dorëzoi në polici 3-vjeçarin, i cili u rikthye sërish në krahët e nënës së tij.