Rinumërimi në Fier/ Ceno Klosi mbi 800 vota të pamerituara, kush është kandidatja e PD që e ‘sfidon’

Në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti” po vijon rinumërimi i votave të Fierit, ku ajo çfarë vihet re është se fenomemi i trafikimit të votave, në listat e kandidatëve, të cilët i janë nënshtruar votimit parapëlqyes.

Sipas të dhënave nga KQZ, deri më tani në Fier janë rinumëruar 361 kuti nga 587 në total. PD ka marrë 142 vota më shumë në 11 Maj, të cilat do t’i hiqen, ndërsa PS i janë hequr 63 vota nga numërimi i 11 Majit.

Sai takon listës së kandidatëve, Nga Partia Socialiste, Ceno Klosi rezulton që të ketë marrë qindra vota të pamerituara në 11 Maj.

Ish-drejtorit të Tatimeve, aktualisht zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, i janë shënuar 886 vota më shumë në numërimin e 11 Majit, vota këto që tashmë do t’i zbriten.

Ndërkohë nga PD, kandidatja që e ‘sfidon’ është Silva Hasaj ka marrë 626 vota të pamerituara.

Teksa rinumërimi vijon, sipas projeksioneve të deritanishme, as në qarkun e Fierit nuk pritet të ketë ndryshime në rezultat.