Rezultate dëshpëruese nga PISA: Nxënësit shqiptarë renditen të fundit në botë për mendimin krijues

PISA, Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve, ka publikuar ditën e djeshme kapitullin e tretë nga rezultatet e studimit të bërë mes nxënësve në 64 vende të botës.

Rezultatet për Shqipërinë në kapitullin e performancës për mendimet dhe punën kreative janë dëshpëruese, pasi nxënësit shqiptarë renditen të fundit për nga kreativiteti.

“Ka dallime thelbësore në performancën e të menduarit krijues midis vendeve dhe ekonomive. Sistemi me performancën më të ulët (Shqipëria**) ka një rezultat mesatar të studentëve prej 13 pikësh në shkallën e të menduarit krijues – rreth 28 pikë më pak se mesatarja e studentit në Singapor (sistemi me performancën më të lartë). Ky hendek midis performancës mesatare të studentëve në sistemet me performancën më të lartë dhe më të ulët është më shumë se 2.5 herë më i madh se devijimi standard mesatar i OECD në performancë (10.8 pikë), ose afërsisht i barabartë me tre dhe katër nivele të aftësisë në të menduarit krijues”, thuhet në rezultatet e studimit.,

Më pak se 3% e studentëve në pesë vendet dhe ekonomitë me performancën më të mirë (Singapori, Korea, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re, në rend zbritës) performojnë në ose nën mesataren e pesë vendeve dhe ekonomive me performancën më të ulët ( Shqipëria, Filipinet, Uzbekistani, Maroku, Republika Domenikane, e me radhë). Nxënësit në Shqipëri*, Brunei Darussalam, Bullgari, Makao (Kinë), Marok, Filipine dhe Uzbekistan demonstruan dobësitë më të mëdha të përgjithshme në të menduarit krijues, duke shënuar të paktën 3 pikë më pak se sa pritej pas llogaritjes si për matematikën ashtu edhe për performancën e leximit.

Kujtojmë se dy kapitujt e parë të PISA kishin treguar sërish rezultate shumë të dobëta për nxënësit shqiptarë, por kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, fajësuan për rezultatet pandeminë dhe tërmetin.