RENDITJA/ Përcaktohet numri që do të mbajnë partitë në fletën e votimit! Mundësia me nr.10, PD nr.1 dhe PS nr.5

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur sot shortin për renditjen që do të kenë partitë politikë në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 Majit.

Nga shorti i hedhur, i mësua se Koalicioni “PD-AMSH” do të mbajnë numrin 1 në fletën e votimit, ndërsa Partia Socialiste do të jetë në numrin 5.

Partia Mundësia do të ketë numrin 10, ndërsa e fundit në renditje me numrin 11 është Partia Socialdemokrate. Pra, Janë 11 parti apo koalicione në total që janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, nga të cilat do të dalin 140 deputetë e rinj të Kuvendit të Shqipërisë.

Përfshirja e të gjithë kandidatëve do të jetë pak e vështirë për KQZ-në në qarkun e Tiranës, ku fleta e votimit do të jetë shumë më e madhe se ajo që jemi mësuar, për shkak se secila parti do të ketë 49 emra në fletë.

Renditja në fletën e votimit:

  1. PD
  2. Lëvizja Bashkë
  3. Lëvizja Atdheu
  4. Koalicioni Euroatlantik
  5. Partia Socialiste
  6. Nisma Shqipëria Bëhet
  7. Aleanca Kombëtare
  8. Aleanca Demokracia e Re
  9. Djathtas për Zhvillim
  10. Partia Mundësia
  11. PSD