Sindikata e Pedagogëve ka dalë në një deklaratë zyrtare në lidhje me rastin e rektores së Universitetit të Shkodrës, Suzana Golemit, e cila është shpallur në kërkim, pasi u filmua duke marrë 150 euro për provim.
Pedagogu Peter Saraçi kërkoi që të mblidhet menjëherë Senati Akadmeik dhe të pezullojë rektoren Suzana Golemi dhe pedagogen Donalda Laçej, kjo e fundit pjesë e videos ku tregohej korrupsioni në zyrën e rektores.
Sipas pedagogut Senati Akademik po e shtyn me qëllim mbledhjen për të mbrojtur rektoren, teksa shtoi se nuk ka besim në porganet e drejtësisë, pasi kanë ndodhur edhe më parë arrestime dhe pas 6 muajve janë liruar.
Pjesë nga deklarata:
Shpreh indinjatën time për sjelljen e drejtuesve të Universitetit. Universiteti ka 4 ditë që s’ka bërë deklaratë zyrtare për atë që ka ndodhur. Kjo është situatë shqetësuese dhe kërkohet ndërhyrje radikale. Nuk mund të bëhet sikur merret masë kur ato që janë në detyrë janë shoqet e ngushta të rektores që është në hetim.
Kërkojmë mbledhjen e Senatit Akademik dhe pezullimin e dy personave që janë objekt i videos. Është rasti i disajtë që ndodh në këtë universitet dhe pritet të publikohen raste të tjera. E njëjta gjë ka ndodhur në vitin 2016 dhe Senati Akademik e pezulloi, pse nuk ndodh e njëjta gjë sot? Senati Akademik e mori vesh që do kishim deklaratë publike dhe e shtyu mblehdjen.
Nuk kam besim në organet e drejtësisë, pasi ka ndodhur edhe herë të tjera kur janë arrestuar dhe janë liruar pas 6 muajsh. Me drejtues institucioni nuk ka ndodhur ndonjëherë. Më vjen mirë që rektorja është në kërkim, pasi e kam kundërshtuar që në fillim. Fakti që ajo i shmanget organeve të drejtësisë është e turpshme.
Sindikata në këtë moment e ka të vështirë të mbledhë grupet e tjera sepse jemi në prag të sezonit të pushimeve. Ne kemi bër protesta publike gjithmonë, madje edhe për rritjene rrogave. Këta që na kanë kundërshtuar, janë ata që janë kapur me korrupsion. Unë nuk kam asnjë dijeni se ku mund të ndodhet zonja.