Rektori i UT dhe Dekania e Juridikut paditen për plagjiaturë me punimet doktoriale, Qëndresa Qytetare: Të merren menjëherë masa ndaj tyre

Ish-zv.ministri i Arsimit dhe studiuesi shkencor Taulant Muka ka bërë një denoncim pak ditë më parë në lidhje me rektorin e Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha dhe ndaj Dekanes së Juridikut Dorina Hoxha, se kanë kryer plagjiaturë në punimet e tyre të Doktoraturës.

Nga shqyrtimi mbi temën e doktoraturës së Hoxhës, studiuesit kanë konstatuar se disertacioni i tij, bazuar në gjetjet e kopjes sipas Aneksit nr. 1 bashkëlidhur dhe pjesë integrale e këtij kallëzimi, përbën plagjiaturë dhe se Hoxha ka kopjuar doktoraturën e një homologu në Rumani.

Ndërkohë edhe Dekania e Juridikut, Dorina Hoxha, në kallëzimin e Mukës thuhet se ka bërë plagjiaturë në punimet e Doktoraturës. Versioni plagjiaturë është marrë nga një temë doktorature e mbrojtur pranë Università Degli Studi di Napoli Federico II, Facoltà di Giurisprudenza, Dipartimento di Scienze Penalistiche, Criminologiche e Penitenziarie, e titulluar: “La Prescrizione del Reato: Profili di Diritto Sostanziale e Riflessi Processuali”, e mbrojtur nga Dr. Aldo Franceschini, me udhëheqës shkencor Prof. Giuseppe Riçio, në vitin akademik 2007-2008.

Ajo që bie në sy në padinë e studiuesit shkencor Taulant Muka është fakti se si Artan Hoxha ashtu edhe Dorina Hoxha kanë të njëjtin pedagog udhëheqës Prof. Dr. Skënder Kaçupi.

Qëndresa Qytetare kërkon në mënyrë të menjëhershme të nisë procedura e hetimit dhe marrjes së masave kundrejt 2 kandidatëve deri në përjashtim nga gara për pozicionet drejtuese.

Postimi i Qëndresa Qytetare:

Ditën kur u njoftua hapja e garës për Rektor të Universitetit të Tiranës dhe dekanë të fakulteteve të UT-së, Qëndresa Qytetare shprehu shqetësimin për mungesë e kushteve për alterantivë garuese, ku Rektori Artan Hoxha, garonte i vetëm, në një kohë kur alternativat për garën për drejtimin e institucionit që do duhej të ishte institucion elitë e arsimit shqiptar duhej të ishin të shumta dhe me platforma konkrete për të shpëtuar nga degradimin e Universitetit më të madh në vend.

Qëndresa Qytetare kërkon që kallëzimi i bërë nga studiuesi Taulant Muka të shihet me përparësi nga institucionet e Universitetit duke marrë masa mbi veprimtarinë e tyre akademike dhe përjashtimin e menjëhershëm nga gara për Rektor dhe Dekan të z dhe znj Hoxha.

Në denoncimin e Z.Muka tregohet se, Artan Hoxha në vitin 2009 ka përfunduar studimet doktorale dhe i është akorduar titulli “Doktor Shkencash”, bazuar në temën e doktoraturës së titulluar: “Bashkëpunimi Gjyqësor Ndërkombëtar në fushën Penale” me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Skënder Kaçupi. Disertacioni është i arkivuar në bibliotekën e Fakultetit të Drejtësisë me nr. inventari 14724, ku mund të gjendet me këto të dhëna: “341.4 (043.3) H 833”.

Ndërkohë nga shqyrtimi mbi temën e doktoraturës së z. Hoxha, studiuesit kanë konstatuar se disertacioni i tij, bazuar në gjetjet e kopjes sipas Aneksit nr. 1 bashkëlidhur dhe pjesë integrale e këtij kallëzimi, përbën plagjiaturë dhe se Hoxha ka kopjuar doktoraturën e një homologu në Rumani.
Bazuar në ballafaqimin e versionit origjinal dhe versionit plagjiaturë referuar Aneksit nr. 1 të këtij relacioni, vërtetohet se versioni plagjaturë është marrë nga: Laura Maria Stănilă, Mandatul european de arestare. Problematica implementării deciziei cadru nr. 584/13.06.2002 în statele membre ale Uniunii Europene, ăublicat în Revista de Ştiinţe Juridice, nr.2 din 2007 a Facultătii de Drept a Universită܊ii din Craiova, e cila mund të aksesohet online në: https://drept.ucv.ro/…/articole/2007/RSJ2/011Stanila.pdf

Ndërkohë veç Rektorit Artan Hoxha rezulton se edhe Dekania e Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha ka kryer plagjiature me doktoraturën.

Znj. Dorina Hoxha në vitin 2013 ka përfunduar studimet doktorale dhe i është akorduar titulli “Doktor Shkencash”, bazuar në temën e doktoraturës së titulluar: “Elementi Kohë dhe Vepra Penale” me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Skënder Kaçupi.

Bazuar në kontrollin që i është bërë temës së doktoraturës së znj. Hoxha, konstatohet se disertacioni i zj. Hoxha, bazuar në gjetjet e kopjes sipas Aneksit nr. 1 bashkëlidhur dhe pjesë integrale e këtij kallëzimi, përbën plagjiaturë. Bazuar në ballafaqimin e versionit origjinal dhe versionit plagjaturë referuar Aneksit nr. 1 të këtij relacioni, vërtetohet se versioni plagjiaturë është marrë nga një temë doktorature e mbrojtur pranë Università Degli Studi di Napoli Federico II, Facoltà di Giurisprudenza, Dipartimento di Scienze Penalistiche, Criminologiche e Penitenziarie, e titulluar: “La Prescrizione del Reato: Profili di Diritto Sostanziale e Riflessi Processuali”, e mbrojtur nga Dr. Aldo Franceschini, me udhëheqës shkencor Prof. Giuseppe Riçio, në vitin akademik 2007-2008.

Përballë këtyre fakteve skanaloze që tashmë janë publike dhe çdo media i ka në dispozicion falë kallëzimit të studiuesit Taulant Muka, Qëndresa Qytetare kërkon në mënyrë të menjëhershme të nisë procedura e hetimit dhe marrjes së masave kundrejt 2 kandidatëve deri në përjashtim nga gara për pozicionet drejtuese.

Universiteti i Tiranës ka me dhjetra pedagogë të nderuar që do ti jepnin dinjitet garës për rektor dhe dekanë të këtij Universiteti, që rezulton se është marrë peng nga klane të caktuara që e kanë kthyer në një kioskë diplomash që paguan më shumë rojet se akademikët.
https://www.facebook.com/share/p/5g2VmURHZ8S43AQd/?mibextid=oFDknk