Refugjatët afrikanë në Shqipëri, zbardhet marrëveshja e plotë mes Ramës dhe Melonit: Nuk ka shpërblim, por ka detyrime

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e refugjatëve afrikanë në Shëngjin dhe Gjadër ka ngjallur sjellë reagime të shumta, pasi vendimi është marrë nga kryeministri Rama pa pyetur Kuvendin.

Rama u kujdes që dje të publikonte disa nga nenet e marrëveshjes, ndërkohë që sot është zbardhur edhe marrëveshja e plotë mes dy vendeve.

Në marrëveshje thuhet se Shqipëria nuk do të përfitojë asgjë nga kjo marrëveshje, por do të ketë përgjegjësinë që të ruajë territorin jashtë kampit, ndërsa në rast se është e nevojshme, autoritetet shqiptare do të bashkëpunojnë me autoritetet italiane përgjegjëse të këtyre strukturave për të siguruar kujdesin mjekësor thelbësor dhe të domosdoshëm ndaj refugjatëve.

“Protokolli do të mbetet në fuqi për 5 vjet. Me përjashtim të rasteve kur njëra nga palët i komunikon me paralajmërim të paktën gjashtë muaj përpara afatit të përfundimit qëllimin e saj për të mos e rinovuar këtë protokoll, ky i fundit do të rinovohet në formë të heshtur për një periudhë tjetër 5-vjeçare. 3. Çdo njëra nga palët, në çdo moment mund të denoncojë këtë protokoll me njoftim paraprak me shkrim prej 6 (gjashtë) muajsh. Denoncimi përmban edhe shkaqet për të cilat duhet të informohet pala tjetër. Protokolli mund të denoncohet jo më parë se të ketë kaluar 1 vit nga hyrja e tij në fuqi”, thuhet në nenin 13 të marrëveshjes.

Sipas nenit 3 të publikuar nga kjo agjenci, “Italia ngre tërësisht me shpenzimet e saj strukturat për qëndrimin e emigrantëve. Gjithashtu në këtë nen thuhet se në Shqipëri nuk do të strehohen më shumë se 3000 persona në të njëjtën kohë.

Neni 9 i marrëveshjes thotë se afati maksimal kohor i qëndrimit të një emigranti, nuk mund të jetë më i madh se koha e nevojshme për të kryer procedurat e azilit/ mbrojtjes. Në përfundim të procedurave, pala italiane kryen me shpenzimet e saj, largimin e emigrantëve nga Shqipëria.

Marrëveshja e plotë: