Reforma Territoriale, qytetarët e Belshit dhe Selenicës ngrihen në protestë

Belshi i bashkohet valës së protestave kundër draftit të Partisë Socialiste për Reformën Territorialem që parashikon shkrirjen e 15 bashkive.

Dhjetëra qytetarë kanë dalë sot në rrugë për të kundërshtuar propozimin e mazhorancës për shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Bashkinë Elbasan.

Në dua ata mbajnë pankarta të ndryshme, me mesazhe të forta: “Më shumë shërbime, jo më pak bashki”, “Bashkia jonë nuk është thjeshtë një numër”, “Jo reformës që zbraz komunitetet”, “të shkrihet PS, jo bashkitë”.

Nërkohë edhe banorët e Selenicës kanë dalë në protestë.

Ata shprehen se bashkimi me Vlorën sjell vështirësi pasi nuk do të marrin dot shërbime dhe pretendojnë se zona do të harrohet e nuk do të ketë më as investime.

“Kryesorja është diskutime me komunitetin. A e bënë këta këtë reformë para kaq vitesh, nuk dëgjuan asnjë vërejtje dhe sot thonë duhet bërë ndryshe. Unë nuk e marr një usta që ma ka bërë shtëpinë keq, për ta bërë më mirë duhet të thirrjen të gjithë, të diskutojmë dhe të vendosim çfarë do shumica. Kryesorja është diskutim me të gjithë komunitetin”, tha një banor.