Rebeli Fan Noli, publikohet vëllimi i dytë nga studiuesi Ilir Ikonomi

Është prezantuar dje volumi i dytë i biografisë së Fan Nolit me fakte të papublikuara më para, nga studiuesi Ilir Ikonomi. Rebeli titullohet vëllimi i dytë, që nis me kohën kur Fan Noli merr rrugën e gjatë nga Amerika dhe në 16 shtator 1920, mbërrin me anije në portin e Durrësit, por prefekti i Durrësit e pengon të zbresë në tokën shqiptare.

Me një ndërthurje të biografisë me historinë, autori Ikonomi sjell detaje që kanë për qëllim që lexuesi të futet në atë epokë, ta ndiejë dhe jo ta gjykojë me kriteret e sotme.

“Kam arritur në zbuloj arkivin e Lidhjes së Kombeve 1920-24, kam gjetur dokumente ashtu sikurse e kam mbajtur fjalimin Noli. Kam gjetur që ishte veshur civil në fjalimin e famshëm në Lidhjen e Kombeve”, u shpreh ai.

Monografia për Nolin vjen në vazhdën e librave të tij mbi disa personalitete të jetës politike të Shqipërisë Ismail Qemali, Faik Konica dhe Esad Toptani.