Rasti i ngjashëm me kenianen Joey, dy ukrainaset që u gjetën të vdekura në Tiranë punonin si eskorta në kazino

Elton Qyno

Vdekja e dy shtetaseve Ukrainase në Tiranë, shënon përsëritjen e rasteve tragjike ku vajza të huaja kanë hubur jetën në rrethana të mistershme në Shqipëri.

Ashtu si shtetësja Keniane, Joy Ayoko, e cila punonte në një kazino në Tiranë dhe në muajin Gusht 2022 u gjend pa ndjenja poshtë dritares së saj, edhe Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, ishin punonjëse seksi pranë një kazinoje në qëndër të Tiranës.

Mësohet se Kozachenko dhe Lopukhova para 4 muaj kishin mbëritur në Shqipëri nga Mali i Zi, ku punon si eskorta seksi në kazinotë e Budvës dhe Kotorit.

Ato janë vendosur në Tiranë duke u bërë pjesë e tavolinave të klientëve të një kazinoje në Tiranë. Hetimet për këtë rast vdekje kanë 48 orë që kanë nisur, ku policia dhe prokuroria e Tiranës, vijojnë të jenë të paqarta në shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së dy shtetaseve Ukrainase.

Dyshimet e para flasin për pirjen e një mbidoze ilaçesh depresive, të cilët mendohet se i kanë shkaktuar vdekjen.
Ekspertiza paraprake ka dalë në konkluzionin se shkaku i vdekjes ishte mbidozë e ilaçeve me përmbajtje narkotike. Ndërkohë dy viktimat vuanin nga sëmundje të zemrës dhe epilepsisë.

Ndërsa aktualisht, policia ka sekuestruar aparatet e telefonit për të mësuar rreth kontakteve dhe bisedave të fundit që kanë pasur dy viktimat.

Jo më larg se dy vite më parë thuajse e njëjta ngjarje me punonjëset seksi të kazinove është përsëritur në Tiranë, ku shtetësja keniane Joy Ayoko, u gjendt në gjëndje kome, pasi ishte hedhur nga dritarja e apartamentit të saj, ku qëndronte me qëra.

Ayoko qëndroi disa muaj në gjëndje kome në ambjentet e spitalit Ushtarak dhe më pas u transportua në Kenia. Pikërisht në spitalet e këtij shteti, Joy Ayoko, humbi jetën.
Rasti vijon të jetë ende në trajtim hetimor në prokurorinë e Tiranës, ndërsa asnjë person nuk është arrestuar për këtë ngjarje.