I njëjti skenar, e njëjta kërkesë. Pas Vlorës, kryeministri i vendit Edi Rama ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtorëve lokalë dhe rajonalë në Bashkinë e Fierit.
Këtë kërkesë kryesocialisti e bëri gjatë takimit, që pati me drejtuesit vendorë dhe deputetë të qarkut të Fierit.
Mediat raporotjnë se dorëheqja e tyre do të bëhet në grup, por jo të gjithë do të shkarkohen, pasi kjo do të varet nga performanca e tyre në punë.
Mediat raportojnë se në mbledhja kryeministri Rama ka folur me tone të ashpra në lidhje me zaptimin e hapësirave publike në qytet.
Kryeministri prej ditësh vijon presionet ndaj të zgjedhurve vendorë, madje duke i detyruar një pjesë të largophen nga postet që mbajne pa dëshirën e tyre.