Kryeministri Edi Rama ka sfiduar hapur Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndërsa fliste para deputetëve socialistë.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama paralajmëroi prokuroët dhe agjentët e BKH-së, që të mos guxojnë t’i sekuestrojnë telefonin.
“Mos bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim, se boll i kanë.. kanë mbledhur të gjithë telefonat e Shqipërisë atje. Të shkojnë të merren me faktet”, tha Rama.
Ai pohoi se ekziston rreziku që Shqipëria të kthehet në një republikë prokurorësh dhe për këtë kërkoi frenimin e tyre.
“Ne duam luftë kundër korrupsionit dhe kemi ngritur një Prokurori Speciale për të luftuar korrupsionin, pa kompromis, por nuk do jemi të gatshëm të pranojmë abuzimin me njerëzit, të vërtetën, me standardet, sepse ky është minimumi, përndryshe kthehemi mbrapa dhe kur kam folur për ‘republikë prokurorësh’ këtë kam pasur parasysh dhe këto janë shenja tanimë të qarta që duhet frenuar tani në bashkëpunim dhe me pozicion konstruktiv, patjetër, me poizicion konstruktiv’, tha Rama.