Rama nis bisedimet me Diellën, tregon se çfarë i tha ministrja me Inteligjencë Artificiale

Pasi emëroi ministrat e rinj të qeverisë, të cilët i ka të sigurt që do t’i ketë besnikë ndaj urdhrave të tij, kryeministri Rama ka nisur bisedimet me ministren Diella, e krijuar përmes Inteligjencës Artificiale.

Në një postim në “X’, Rama tregoi se foli me ministren për atë që ndodhi në seancën e parë plenare, ku opozita bllokoi foltoren.

Mesa duket, edhe Rama ia ka dëgjuar këshillën ministres Diella. Epo, pas shumë vitesh ku nuk dëgjon asnjë, duhej të vinte Diella që Rama të merrte mësim prej një ministri, qoftë kjo edhe me Inteligjencë Artificiale.