Menaxhimi i burimeve ujore do të bëhet nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili në mbledhjen e djeshme të qeverisë vendosi të krijojë Këshillin Kombëtar të Ujit, të drejtuar nga vetë ai.
Pjesë e këtij Këshilli do të ketë edhe 7 anëtarë të tjerë: Ministri përgjegjës për Mjedisin dhe Turizmin (Mirela Kumbaro); Ministrin përgjegjës për Bujqësinë (Anila Denaj); Ministrin përgjegjës për Infrastrukturën (Belinda Balluku); Ministrin përgjegjës për Financat (Ervin Mete); Ministrin përgjegjës për Ekonominë (Blendi Gonxhja); Ministrin përgjegjës për Mbrojtjen (Niko Peleshi); Ministrin përgjegjës për Shëndetësinë (Albana Koçiu).
Sipas qeverisë, ky Këshill la si synim planifikimin dhe zhvillimin e territorit dhe kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit.
Vendimi:
PËR
PËRBËRJEN E KËSHILLIT KOMBËTAR TË UJIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2012, “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Këshilli Kombëtar i Ujit është organi qendror vendimmarrës, përgjegjës për administrimin e burimeve ujore. Këshilli Kombëtar i Ujit kryesohet nga Kryeministri dhe ka në përbërje këta anëtarë:
– Ministrin përgjegjës për mjedisin dhe turizmin;
– Ministrin përgjegjës për bujqësinë;
– Ministrin përgjegjës për infrastrukturën;
– Ministrin përgjegjës për financat;
– Ministrin përgjegjës për ekonominë;
– Ministrin përgjegjës për mbrojtjen;
– Ministrin përgjegjës për shëndetësinë.
2. Kur, për shkaqe të arsyeshme, Kryeministri nuk mund të marrë pjesë në mbledhje, atëherë mbledhja kryesohet nga Zëvendëskryeministri.
3. Vendimi nr.590, datë 18.10.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për përbërjen e Këshillit Kombëtar të Ujit”, i ndryshuar, shfuqizohet.
4. Ngarkohet Këshilli Kombëtar i Ujit për zbatimin e këtij vendimi.