Rama: Më 16 shtator hapim katër kapituj të tjerë të negociatave me Bashkimin Europian

Të martën e 16 shtatorit, Shqipëria do të zhvillojë një tjetër konferencë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. 

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjete sociale shkruan se Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapen edhe 4 kapituj të tjerë negociatash.

Kryeministri Edi Rama e quan këtë një rekord absolut, pasi për 11 muaj janë hapur edhe 24 kapituj të tjerë.

Postimi i Ramës:

TJETËR LAJM I MIRË – Shqiperia nuk ndalet

Të martën, datë 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-se na fton që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kemi hapur në vetëm 11 muaj – një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash.

Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qendrueshme, mbi fusha të rëndësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë. U vendos edhe tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE