Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 11:00 grupin parlamentar të Partisë Socialiste, takim qe do te mbahet në Pallatin e Kongreseve.
I pari që do të mbajë fjalën do të jetë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Pas tij, do të mbajë fjalimin e tij, kreu socialist Edi Rama.
Gjatë këtij takimit, pritet që të raportojë drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli. Më tej, do raportojë Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku.
Ndërkohë Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Eriona Ismaili do të prezantojë strategjinë e komunikimit me qytetarët.
Në fokus të mbledhjes pritet të jenë disa nisma të rëndësishme ligjore, përfshirë Kodin e ri Penal dhe ligjin për referendumin, i cili pritet të depozitohet së shpejti në Kuvend.
Takimi do të mbyllet me fjalen e kreut te grupit të PS, Taulant Balla.