Kryeministri Edi Rama do të mbledh të premten qeverinë ndërsa në fokus do të jenë objektivat për vitin 2026.
Mësohet se takimi do të mbahet në Pallatin e Brigadave dhe do të nisë në orën 10:00 ndërsa është konceptuar si një tryezë e gjatë pune për vetëm një ditë.
Mbledhja vjen në kohën kur numri dy i qeverisë, zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për tunelin e Llogarasë dhe në hetim për Unazën e Madhe. Ajo akuzohet për veprën penale: “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”.
Pak javë më parë, SPAK i kërkoi Kuvendit që të heqë imunitetin Ballukut dhe të autorizojë arrestimin e saj. Kërkesa e SPAK erdhi pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që të rikthejë në detyrë Ballukun, ndërsa çështja në themel do të shqyrtohet në një seancë publike më datë 22 janar